BallinaLajmeMërgimtari Bytyçi dhe kryetari Begaj, ndihmojnë familjen e Tafil Malokut

Mërgimtari Bytyçi dhe kryetari Begaj, ndihmojnë familjen e Tafil Malokut

Të ngjajshme

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Kurti në seancë: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën...

Haxhiu: Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e thirrur...

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar familjen e Tafil Malokut nga Pllaqica, i cili, kohë më parë i kishte humbur dy djemtë e tij, si pasojë e një vrasje të dyfishtë që kishte ndodhur në këtë familje. Me këtë rast, kryetari Begaj, krahas interesimit për gjendjen, e ka ndihmuar familjen, me shumë të caktuar të mjeteve materiale.

Përkrahja materiale (monetare) për familjen, është dhuruar nga buxheti familjar i kryetarit Begaj dhe nga buxheti familjar i bashkatdhetarit Muhamet Bytyçi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, ndërsa mjetet i kishte dërguar përmes kryetarit Begaj, i cili gjatë këtij muaji, ishte takuar me bashkatdhetarët, në Gjermani. Kjo ndihmë, është bërë me qëllim solidaritetit me familjen në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe në pritje të festës së Bajramit.

“Ne e kemi parasysh gjendjen tuaj, por shpresoj që ju si familje të bëheni të fortë si deri më tani”, i tha kryetari Begaj, ndërsa e ka falënderuar edhe mërgimtarin Bytyçi, për këtë ndihmë, e cila do të vazhdohet edhe në disa familje tjera.

Nëdrsa Tafil Malokut, babai i dy djemve të vrarë, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për interesimin e vazhdueshëm për familjen e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz