back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKëto janë milionat që i morën komandantët e Zonave të UÇK-së (DOKUMENTE)

Këto janë milionat që i morën komandantët e Zonave të UÇK-së (DOKUMENTE)

Të ngjajshme

Nënkoloneli Pllana ndan mirënjohje për Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkolonel Faton Pllana, ka ndarë...

Ushtarja e FSK-së, Arbenita Haxholli diplomon në Kursin e Karrierës për Kapiten në ShBA

Ushtarja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Arbenita Haxholli,...

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.

Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi milionat që Fondi “3%” i LDK-së dha për UÇK-në e Shtabit të Përgjithshëm, shtab ky kryesisht i përbërë nga LPK-istë që sot e drejtojnë PDK-në.

Janë edhe disa miliona të tjera që i morën komandantë zanash e të cilat nuk janë sqaruar deri në fund kurrë. As në këtë dokumentar nuk kanë pranuar që të intervistohen.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autorë Visar Duriqin dhe Vehbi Kajtazin do të bëhen publike dokumente të papara më herët. Flasin ata që akuzojnë për keqpërdorime, por rrëfehen edhe njerëzit kyç të UÇK-së. Ata që i pranuan milionat.

Sa miliona marka ia dha fondi i Qeverisë së Bujar Bukoshit Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sa nga këto para i ka marrë Xhavit Haliti?

Cili nga komandantët i mori 5 milionë marka?

Cilët nga komandantët e zonave morën nga 3 milionë marka?

Ku janë shpenzuar paratë që u mblodhën për luftën?

Përgjigjet në këto pyetje dje shumë të tjera mësohen në dokumentari “Milionat e “3%”-shit për UÇK-në”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz