BallinaLajmeKosova bëhet edhe me një tunel

Kosova bëhet edhe me një tunel

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e 200 kg dyner

Gjatë kontrolleve rutinë në pikat kufitare, zyrtarët doganorë kanë...

Grumbullimi i qytetarëve dhe traktorët në rrugët e Skënderajt, Mehani: Metoda të Radojiçiqit

Kryetari i degës së Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani,...

Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës në dyshim, FIFA hyn në negociata urgjente

Sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafström, do të...

Prishtina nis aksionin për largimin e mbeturinave vëllimore

Komuna e Prishtinës, më saktësisht ekipet e Drejtorisë për...

Ekstradohet nga Kroacia kosovari i kërkuar nga INTERPOL

Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në...

Kosova së shpejti do ta ketë një tunel të ri e që do ta lidhë atë me Malin e Zi nga Peja në Rozhajë.

Kjo gjë u bë e ditur nga ministrat e Kosovës dhe Malit të Zi që merren me çështje infrastrukturore.

Ishte ministri malazez, Osman Nurkoviq, i cili së pari përmendi lidhjet e Mali të Zi me Kosovën, e një prej të cilave del të jetë me tunelin Pejë – Rozhajë.

“Ne u pajtuam që të ndërtohet një tunel që do të lidhë Pejën me Rozhajën. Idenë e kemi të gatshme, tash duhet të merremi vesh”, ka thënë Nurkoviq.

Ndërkaq, edhe ministri Pal Lekaj e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se kanë nisur punët për të kryer studimin e fizibilitetit.

“Po, jemi pajtuar rreth këtij projekti. Po bëhet fizibiliteti me intensitet të lartë. Na ka mbetur të shohim se si do ta realizojmë këtë projekt”, ka thënë Lekaj.

Ndërkohë, ministrat bënë të ditur se u pajtuan që Kosova e Mali i Zi të lidhen edhe në rrugën Deçan-Plavë, e po ashtu edhe me anë të autostradës Pejë-Rozhajë.
Ndryshe, kosovarët përdorin Shqipërinë si vend transit për të shkuar në Mal të Zi, pasi rrugët aktuale që lidhin direkt këto dy vende, janë të vështira.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz