Nëse bëhet fjalë për një finale dhe ndeshje me rëndësi të madhe në futbollin shqiptar, gjithmonë ka vend për protagonizimin e Enea Jorgjit.
Skënderbeu e ka fituar takimin ndaj Laçit me rezultatin 1-0, por goli mund të quhet një dhuratë e Enea Jorgjit. Soue është penguar jashtë zonës nga ana e Gjonit dhe kryesori i takimit, Hamiti, ka akorduar një faull jashtë zone.
Menjëherë ishte sinjalizimi i Jorgjit që bëri Lilajn të festojë golin e avantazhit dhe të vetmin për këtë takim nga pika e bardhë. Pjesa tjetër e takimit ka pak histori, ndërsa ekipi i Dajës ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë, pas festës së titullit kampion. Radas ka lënë Skënderbeun me 10 lojtarë në minutën e fundit pas kartonit të dytë të verdhë, ndërsa Laçit i është mohuar një gol i parregullt.
Nëse në sezonin e shkuar ndikoi me gabimet e tij trashanike duke i humbur kampionatin, Jorgji i kthen borxhin Skënderbeut duke e ndihmuar për të fituar Kupën e Shqipërisë. /vipsport.al/
90’+5′ Përfundon takimi. Skënderbeu-Laçi 1-0.
90’+4′ Laçi gjen golin e barazimit, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje.
90’+3′ Radas ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe del nga fusha e lojës.
90′ Mbyllet koha e rregullt. Ka 4 minuta shtesë.
88′ Zëvendësim te Skënderbeu. Bente futet për Gavazaj.
88′ Zëvendësim te Laçi. Xhixha në vendin e Sefgjinit.
85′ Gavazaj lëshon një predhë në limite të zonës, por fatmirësisht për Selmanin topi nuk ka përfunduar në rrjetë.
83′ Zëvendësim te Laçi. Shtubina në vendin e Nikës.
80′ Karton i verdhë për Vangjelin pas ndërhyrjes kundër Uzunit.
77′ Zëvendësim te korçarët. Dita merr vendin e Nimagas.
73′ Nika godet fuqimisht në hyrje të zonës, ndërsa Shehi pret me vështirësi pas devijimit të Osmanit.
67′ Nuk gabon nga pika e bardhë. Lilaj në një krahë dhe Selmani në tjetrin. Skënderbeu-Laçi 1-0.
65′ Hamiti akordon një faull jashtë zone për korçarët, ndërsa Jorgji e sinjalizon në mënyrë të gabuar se Soue ishte brenda zonës dhe bëhej fjalë për penallti.
62′ Nimaga godet fuqimisht nga distanca dhe shqetëson disi Selmanin, por pa arritur të ndryshojë rezultatin që është i mbërthyer në barazim.
57′ Radas ndëshkohet me të verdhë pas faullit ndaj Uzunit.
52′ Shans i artë për Gavazaj për të gjetur avantazhin pas lëvizjeve fantastike të Xhejms, por Selmani kthehet në hero duke evituar golin e korçarëve.
49′ Fangaj ndëshkohet me të verdhë pas faullit ndaj Xhejms.
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+2′ Përfundon e para. Skënderbeu-Laçi 0-0.
45′ Mbyllen 45-minutat e para. Ka dy minuta shtesë.
44′ Momenti më i mirë për Laçin, teksa pas krosimit në krahun e djathtë, Uzuni nuk e arrin për fare pak topin, që mund të sillte edhe golin e avantazhit.
37′ Xhejms bën gjithçka mirë duke u futur në zonën e Laçit, por duke gabuar në momentin e fundit falë ndërhyrjes së Qaqit.
33′ Fangaj servir bukur Rexhinaldon, por gjuajtja e sulmuesit të Laçit është shumë e lehtë në drejtim të Shehit.
26′ Soue ul një top në mënyrë fantastike për Muzakën, ndërsa ky i fundit i gjendur përballë Selmanit, nuk shtyn topin drejt rrjetës.
22′ Moment tensioni në “Elbasan Arena”, teksa korçarët kërkojnë faull pas ndërhyrjes ndaj Gavazajt, por Hamiti vazhdon lojën.
17′ Vangjeli hidhet në aventurë dhe tenton një goditje nga distanca, ndërsa konkluzioni mbetet për t’u harruar.
13′ Një top i bukur nga mesfusha për Souen, por Selmani ka arritur të ndalojë aksionin e rrezikshëm, duke dalë nga zona e tij.
8′ Tjetër sinjal nga ana e korçarëve, teksa Nimaga fiton duelin ajror ndaj Rexhinaldos, por nuk arrin të gjejë portën e Selmanit.
2′ Rasti i parë i rrezikshëm për Skënderbeun, por Xhejms shkakton faull ndaj Selmanit.
1′ Nis takimi. Topin e parë e shkelmojnë vendasit.
Minutë pas minute
LIVE Skënderbeu-Laçi 1-0 (Lilaj 67′)
KV: Osmani 25′, Radas 57′, Vangjeli 80′ /Lushkja 45, Uzuni 45’+1′, Fangaj 49′
Skënderbeu: Shehi, Osmani, Radas, Vangjeli, Mici, Lilaj, Nimaga (Dita 77′), Muzaka(Abazi 90’+3), Xhejms, Gavazaj (Bente 88′), Soue.
Trajner: I. Daja
Laçi: Selmani, Qaqi, Gjoni, Fangaj, Sefgjinaj(Xhixha 88′), Eskerda(Kallaku 53′), Jonuzi, Lushkja, Nika (Shtubina 83′), Uzuni, Rexhinaldo.
Trajner: G. Mezani
Gjyqtar: E. Hamiti