back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeFshati pa jetë

Fshati pa jetë

Të ngjajshme

Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave...

Ekspertët të shqetësuar nga mungesa e këtyre katër vlerave ushqyese

Ekspertët shëndetësore kanë ngritur shqetësimet e tyre për shëndetin...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen,...

Rafuna: Bizneset po përballen me sfida që s’kanë qenë asnjëherë që 25 vite

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha...

Në skaj të një livadhi bjen në sy një grumbull gurësh të mbuluar nga barishte. Dikur ata gurë kanë qëndruar të renditur njëri mbi tjetrin në mure të një shtëpie.

Një pamje e ngjashme të shfaqet në tërë fshatin Belle e Ulët të Deçanit, që shtrihet në veriperëndim të këtij qyteti dhe është ndër fshatrat më të vjetër të kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ky fshat malor, tash i pabanuar, ka qenë i tëri i populluar deri në vitet e ’60-ta, kur kushtet e vështira ekonomike, mungesa e shkollës dhe presionet e tjera, i detyruan këta malësorë një nga një të shpërngulen nëpër fshatra të ndryshëm të Dukagjinit.

Në këtë fshat ka 20 vjet që nuk frymon më njeri, përveç grumbujve të gurëve që duken sikur duan të flasin e të tregojnë se dikur sa ishin të murosur, kishin edhe derë për të trokitur e për të thirrur zotin e shtëpisë.

Një grumbull i ngjashëm gurësh i takojnë edhe familjes Elezaj, e cila dikur e kishte quajtur shtëpi.

Kjo familje tash jeton në fshatin Strellc i Poshtëm dhe është e fundit që i ka dhënë jetë fshatit Belle deri në vitin 1998, kur vetëm lufta arriti ta largojë nga vatra e saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz