back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeVdes një ushtar amerikan në Bondsteel (Foto)

Vdes një ushtar amerikan në Bondsteel (Foto)

Të ngjajshme

Ibishi: Statistikat flasin për numër të madh të armëve ilegale

Armët pa leje në duart e qytetarëve vazhdojnë të...

Ramadani: Pse Basha e njeh Jana Arsovsken? Ka bërë luftë hibride kundër Kosovës

Burim Ramadani ka folur për Jana Arsovsken, bashkeautoren e...

Aksident i rëndë pranë mensës së studentëve

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas...

Matura shtetërore: Sot afati i dytë i provimit

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës...

Një ushtar i San Marcos, Teksas, ka vdekur të enjten e kësaj jave në një incident të pandërlidhur ushtarakisht, ka bërë me dije Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Conrad A. Robinson, 36 vjeç, vdiq të enjten në kampin Bondsteel në Kosovë, ka njoftuar Pentagoni, transmeton Koha.net.

“Jemi jashtëzakonisht shumë të mërzitur me vdekjen e Rreshterit Conrad Robinson. Robinson ka qenë i njohur përreth batalionit për buzëqeshjen e tij infektuese, për humorin dhe zemrën e tij të butë. Ishte definicioni i shërbimit të pashoq dhe çdo ditë u kushtonte kohë Ushtarëve t’i dëgjojë e t’i mentorojë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka thënë Nënkoloneli Kevin Kelly.

Kelly është komandant i Batalionit Mjekësor 261 nga Fort Bragg, Karolina Veriore, ku ishte i caktuar edhe Robinsoni.

Robinson ishte veteran 18 vjeçar dhe ishte në turneun e tij të fundit në detyrë, sipas nënës së tij, Synthia Robinson.

“Ende s’po mund të besoj”, tha ajo për NBC 7. “Nuk po mund të besoj se ai ka shkuar”.

Robinson ishte i vendosur në Operacionin Gardiani i Përbashkët, mision i përbashkët i NATO-s për të ndihmuar Kosovën, si specialist mjekësor parandalues.

Vdekja e Robinsonit është ende duke u hetuar. Synthia thotë se ai u gjet në një karrige pa shenja jete të enjten në mëngjes para ushtrimeve të rregullta.

Ai lë prapa gruan dhe dy vajzat e tij, të moshave 5 dhe 10 vjeçe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz