BallinaBotëVajza merr kartolinë për ditëlindje nga babai i saj, 5 vjet pasi...

Vajza merr kartolinë për ditëlindje nga babai i saj, 5 vjet pasi ai ka vdekur

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Çdokush dëshiron të marrë kartolinë për ditëlindje. Por një vajzë ka marrë një kartolinë nga babai i saj që do ta mbajë përgjithmonë në zemër. Babai i Bailey Seller, Mike Sellers, ka vdekur nga kanceri i pankreasit në vitin 2013, vetëm disa muaj më parë para se ajo t’i bënte 17 vjet jetë.

Babai i saj është kujdesur që edhe pas vdekjes së tij t’i bëjë një urim të veçantë asaj. Përpara vdekjes së tij ai ka parapaguar një dyqan lulesh që t’i dërgojë të bijës lule dhe kartolina në çdo ditëlindje. Lulet e fundit dhe kartolina erdhën përsëri për ditëlindjen e saj të 21-të.

“Kur unë kam hapur kartolinën e fundit, e kam ndjerë që ai është me mua. Fillimisht është një ndjesi e ftohtë që më vjen, dhe pastaj një ndjenjë lumturie në të njëjtën kohë”, ka thënë ajo për CNN.

Në kartolinën që ka ardhur me lule këtë vit, Mike Seller i kishte shkruar vajzës së tij që kjo do të ishte letra e fundit e tij për të “derisa të takohemi përsëri” si dhe se ajo nuk duhet të lotojë më për shkuarjen e tij.

“Unë jam në një vend më të mirë. Ti je dhe gjithmonë do të mbetesh xhevahiri më i çmuar që më është dhënë”. Ai në letër i kishte shkruar po ashtu se ai gjithmonë do të jetë me të.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz