back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportA do qëndrojë tek United? Pogba zbërthehet dhe tregon planet

A do qëndrojë tek United? Pogba zbërthehet dhe tregon planet

Të ngjajshme

S’po bëhet rehat, Christensen lëndohet përsëri

Mbrojtësi i Barcelonës, Andreas Christensen nuk po arrin të...

Ndahet nga jeta Ismet Bellova, zëri legjendar i gazetarisë sportive shqiptare

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe...

Matjet e fundit, cilësia e ajrit në Prishtinë e dobët

Prishtina po vazhdon të përballet me cilësi të dobët...
- Advertisement -

Pas vetëm dy sezonesh e ardhmja e Paul Pogba te Manchester United është e paqartë. Mesfushori francez gjatë verës së vitit 2015 u largua nga Juventus për t;’u kthyer të “Djajtë e kuq”, të cilët derdhën në arkat e klubit bardhezi shifrën rekord për kohën prej 105 milionë eurosh. Por deri më tani, shifrën e paguar nga anglezët, mesfushori ende nuk e ka shpërblyer në fushë. Futbollisti i vitlindjes 1993 gjatë dy sezoneve në “Old Trafford” nuk ka shkëlqyer dhe ka përfunduar jo pak herë në qendër të kritikave. Marrëdhënia me Josè Mourinho-n nuk është ndër më të mirat, me “Special One” që në disa raste e ka ulur në stol.

SKENARI – E pashmangshme në këtë rast të flasësh për merkato. Duke parë situatën, në këto muajt e fundit është folur shumë për mundësinë e shitjes së Pogba. Ish-juventini është përfolur për një transferim te Paris Saint-Germain i Tuchel, por nuk mund të përjashtohet plotësisht edhe një rikthim i bujshëm te bardhezinjtë. E ardhmja e tij në Mançester është e paqartë dhe është vetë francezi ai që e konfirmon një gjë të tillë në një intervistë për “Canal Plus”: “A do të jem lojtar i Manchester United sezonin e ardhshëm? Nëse flasim për aspektin kontraktual përgjigja është ‘po’, por nuk mund të jesh i sigurt për asgjë”.

MOURINHO – “Një trajner dhe një lojtar nuk mund të jenë detyrimisht miq të mirë, nuk jemi të detyruar që të shkojmë për darkë bashkë. Kam pasur disa probleme, është çështje mentaliteti. Më ka ulur në stol, por unë i jam përgjigjur në fushë duke dhënë gjithmonë maksimumin. Gjithsesi, me të jam rritur në aspektin e lidershipit, duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Ka qenë e rëndësishme për mua”.

PSG – “Hipoteza Paris? Unë them jo, të jem i sinqertë nuk është një opsion që më tërheq. Jam rritur aty, por babai dhe mamaja ime kanë bërë gjithnjë tifo për Olimpique Marseille, PSG nuk ka qenë pjesë e jetës sime të përditshme”./EDS/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz