BallinaLajmeEdhe ky komunitet kërkon që ta kenë ditën e tyre zyrtare në...

Edhe ky komunitet kërkon që ta kenë ditën e tyre zyrtare në Kosovë

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Komuniteti malazez që jeton në Kosovë kërkon që 21 maji, dita kur u shpall pavarësia e Malit të Zi të futet në kalendarin e festave zyrtare në Kosovë.

Kryetari i malazezëve të Kosovës Sllobodan Vujiqiq ka thënë se edhe komuniteti i tyre duhet ta kenë Ditën e shënuar sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

“21 Maji për neve është data më e rëndësishme historike e shtetit tonë prandaj kemi zgjedhur këtë datë që të jetë ditë e jona”, ka thënë Vujiçiq.

“Festimi tradicional i Ditës së Malazezëve – Dita e Pavarësisë së Malit të Zi do të shënohet gjatë javës së dytë të qershorit, kur Qendra për Zhvillim e Komunitetit Malazez do të hapet ceremonialisht, që do të jetë adresa qendrore dhe mekanizmi qendror për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez në Kosovë dhe për përmirësimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mali i Zi”, thuhet në njoftimin e shoqatëss së malazezëve të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz