BallinaLajmeSerbia assesi të pajtohet me formimin e ushtrisë së Kosovës

Serbia assesi të pajtohet me formimin e ushtrisë së Kosovës

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, po e sheh si të panevojshëm formimin e Ushtrisë së Kosovës, pasi që sipas tij punën e tyre mund ta kryejnë më së miri trupat e NATO-s në Kosovë.

Duke folur për “Tv Pink”, Vulin shtoi se përgjegjësit kryesor për situatën e sigurisë në Kosovë janë trupat e KFOR-it, të cilët sipas tij janë të përgatitur për një gjë të tillë.

“Janë trupat e KFOR-it të cilët janë të trajnuar mirë nga ushtritë më të fuqishme, ata janë përgjegjës për sigurinë në Kosovë dhe të gjithë pajtohemi se situata e sigurisë në Kosovë, sidomos për serbët, nuk është e mirë, dhe tani nëse ikën KFOR-i, nëse ikën ushtria e trajnuar, disa veteranë të UÇK-së do të vijnë dhe të garantojnë siguri. Kush do të garantojë siguri dhe nga se po e mbrojnë ata Kosovën?’’, pyet Vulin.

Sipas tij vendimet individuale të anëtarëve të NATO-s për të qëndruar ose jo në Kosovë janë shkelje e rëndë e Rezolutës 1244, në bazë të së cilës ai thotë se KFOR-i erdhi në Kosovë.

“Jo, mandati i KFOR-it në Kosovë është i bazuar në Rezolutën 1244, dhe i bazuar në vendimet përkatëse të OKB-së, dhe jo në vendimet individuale të shteteve anëtare. Ju mund ta shkelni Ligjin Ndërkombëtar, siç e keni shkelur në momentin kur e keni njohur pavarësinë e Kosovës dhe në rastin e bombardimeve kundër ish-Jugosllavisë, ju mund ta vendosni prap poshtë atë, mirëpo këto gjëra do të kthehen tek ata që i kanë nisur”, përfundoi Vulin, përcjell lajmi.net.

Në anën tjetër, kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka thënë sot se do të bëhet transformimi i FSK-së, me apo pa ndryshime kushtetuese.

Haradinaj ka thënë se vendimi për transformimin e FSK-së është proces politik.

“Marrja e votës është një proces politik edhe jam thellë i bindur se nëse jo përmes bazës kushtetuese, atëherë përmes avancimit të bazës ligjore do të ndodhë transformimi i FSK-së në ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se “nuk mund të pritet pakufi” për të ndodhur ky proces.

“Transferimi i FSK-së në ushtri nuk nënkupton marrje të detyrave të KFOR-it. KFOR-i është forcë paqësore, është një mandat i NATO-s, ne e respektojmë”, tha ai.

Gjatë ditës, Haradinaj ka pritur në një takim ambasadorët e akredituar në Kosovë me të cilët ka diskutuar për këtë çështje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz