BallinaLajmeDeputetët iu përgjigjen qytetarëve në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura

Deputetët iu përgjigjen qytetarëve në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Deputetët: Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, u janë përgjigjur qytetarëve të Podujevës në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, në Teatrin e Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë, qyetarët e këtij qyteti kanë bashkëbiseduar me deputetë të Kuvendit dhe u kanë adresuar pyetje të shumta, që nga problemet e infrastrukturës lokale, deri te proceset e rëndësishme shtetërore.

Deputetët: Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, u janë përgjigjur qytetarëve në pyetjet e shtruara dhe shqetësimet e ngritura.

Ndërtimi shtëpisë e re të Kulturës në Podujevë, ishte interesimi i parë një podujevasi, të cilin ai e ngriti si prioritet në këtë komunë.

Investimet në infrastrukturë në qytetin e Podujevës si dhe në fshatrat e kësaj komunë, krijimi i vendeve të reja të punës ku do të punësoheshin kryesisht të rinj e kësaj komune, problemet në arsim dhe shëndetësi, zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe të të pagjeturave, investimet në bujqësi, njohja e përvojës së punës të arsimtarëve që kanë punuar gjatë viteve 1990-1999, ndërtimi e një biblioteke të re në këtë qytet, njohja e punës vullnetare të të rinjve si përvojë pune, roli përfaqësues i deputetëve dhe sjelljet e tyre gjatë seancave, luftimi i korrupsionit dhe dukurive të tjera negative që e ekzistojnë ne shoqëri, si dhe liberalizimi i vizave, ishin çështjet kryesore që preokupuan qytetarët podujevas dhe si problematika ua adresuan deputetëve në këtë takim.

Përfaqësuesit e zgjedhur të tyre, Ahmet Isufi, Enver Hoti, Fidan Rekaliu, Saranda Bogujevci dhe Salih Salihu, shprehën përkushtimin e tyre dhe të subjekteve politike që përfaqësojnë, për t’u angazhuar maksimalisht në zgjidhjet e problemeve dhe sfidave që qytetarët e Podujevës ngritën para tyre. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz