back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeDeliu-Kodra: Me anulimin e ftesave për deputetët kosovarë, Serbia tregoi mendësinë primitive

Deliu-Kodra: Me anulimin e ftesave për deputetët kosovarë, Serbia tregoi mendësinë primitive

Të ngjajshme

Vuçiq: Unë nuk mund dhe nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç beson se ka shanse që...

Fantastike, Jurgen Uldedaj fiton meçin në “O2 Arena”

Fantastike! Jurgen Uldedaj fiton meçin ndaj Rolly Lambert Fogoum. Boksieri...

Nga Mitrovica në Prizren –përplasje politike për pushtetin lokal më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet...

A po bëhet qeveria? Nesër seanca e jashtëzakonshme në Kuvend

Nesër në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme...

FSK shtyn afatin për aplikim të komuniteteve joshumicë deri më 31 tetor

Në fund të muajit, Forca e Sigurisë së Kosovës...

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur mendësi primitive dhe kthim prapa vendimin e Kuvendit të Serbisë që të mos u lejohet deputetëve kosovarë pjesëmarrja në një konferencë ndërkombëtare në Beograd.

Deliu-Kodra dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ishin ftuar nga Nenad Çanak, kryetar i Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Serbisë, ndërsa një ditë para nisjes së konferencës ftesat për deputetet kosovare u anuluan nga kryetarja e Kuvendit, Maja Gojkoviq.

“Kjo tregoi mendësi primitive dhe aspak në frymën e bashkëpunimit, në çka deklarohet Serbia. Ajo bie ndesh edhe me politikën e Bashkimit Evropian, që kërkon që secili shtet të mos e bllokojë tjetrin, por të ketë bashkëpunim mes tyre. Beogradi ka mendësi anti-evropiane, primitive, e po kthehet prapa përkundër marrëveshjeve që të mos ketë pengesa për shtete në konferenca të tilla”, ka thënë Deliu-Kodra në Interaktiv të KTV-së.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz