BallinaRegjionaleDrenasKadri Veseli, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci bëjnë shqiponjën me fëmijët e...

Kadri Veseli, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci bëjnë shqiponjën me fëmijët e dëshmorëve

Të ngjajshme

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Kriza politike, “GLPS”: Viti 2025 ka qenë vit i humbur për Kosovën

Liridon Salihi nga organizata “GLPS” e ka komentuar draft...

Hekuran Kryeziu publikon listën e Kosovës U21 për ndeshjet e muajit mars

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Hekuran Kryeziu ka publikuar listën...

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, sot kanë marrë pjesë në një takim solemn në Drenas me bijtë dhe bijat e dëshmorëve, shkuran Drenica Press

Mësohet se fëmijët e dëshmorëve sot themeluan edhe organizatën e Fëmijëve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës, të quajtur “Atdheu”.

Këtë e ka bërë të ditur vet i pari i Drenasit përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:

Në Drenas, bijtë e bijat e dëshmorëve, kanë mbajtur një takim solemn, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari Kadri Veseli dhe Bekim Jashari, themeluan organizatën e Fëmijëve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës, “Atdheu”.

Dëshmorët e kombit dhe Familjet e tyre, janë begatia më e madhe e atdheut tonë. Ashtu siç dëshmorët tanë, dje, morën përgjegjësinë për sakrificë në rrugën e lirisë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sot bijtë e bijat e tyre, janë shembull duke e vijuar rrugën e lavdisë së prindërve të tyre, me studime, punë dhe angazhime për të mirën e atdheut dhe qytetarëve.

Patriotizmi në çdo familje atdhetare nuk pushon kurrë por vetëm ndërron trajtën dhe mënyrën e manifestimit të tij. Sot, secili në punën e tij, me ndërgjegje duhet t’i shërbej kësaj fryme të patriotizmit, duke respektuar ligjin dhe duke e bërë atdheun tonë, sa më të begatë e më të mirë për të jetuar!

Të pranishmëve që themeluan organizatën e cila në të ardhmen i bashkon ata, Organizata e Fëmijëve të Dëshmorëve të Republikës së Kosovës, “Atdheu”, ju ofrova përkrahje të pakursyer, në misionin e tyre fisnik, të prezantimit të vlerave dhe çështjeve me rëndësi të familjeve dhe fëmijëve të dëshmorëve, jo vetëm në Drenas, por kudo që gjenden ata, brenda mundësive dhe kompetencave ligjore.

Ju paçim! Suksese!

Image may contain: 16 people, people smiling, shoes and outdoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz