BallinaLajmeDigjet makina në Shqipëri bashkë me një kosovar brenda (Video)

Digjet makina në Shqipëri bashkë me një kosovar brenda (Video)

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Brenda automjetit të djegur në Fushë Krujë ndodhet një kufomë i karbonizuar nga flakët. Makina tip ‘Volkswagen Turan’ është me targa të Mitrovicës, në pronësi të një shtetasi kosovar. Automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes Morinës pesë ditë më parë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të fshatit Derven në Fushë Krujë, ku një automjet është djegur tërësisht bashkë me një person brenda. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë menjëherë pasi kanë lokalizuar tymin dhe flakët pranë disa shkurreve.

Mbërritja e policisë ka konfirmuar se brenda në automjetin tip “Volkswagen Turan” i përfshirë nga flakët ndodhej edhe një kufomë e shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja dyshohet të jetë kriminale, megjithatë grupi hetimor po punon për saktësimin e plotë të rrethanave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz