back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme"E kam shumë vështirë të shkruaj për ty Jeton" - Vdes luftëtari...

“E kam shumë vështirë të shkruaj për ty Jeton” – Vdes luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Gjatë ditës së sotme ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jeton Kuçi. Ai kishte qenë i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit, Rasim Selmanaj.

Ish-kryeari i Deçanit, ka shkruar se “një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta.E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë.

Postimi i Rasim Selmanajt.

Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani. Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta!

E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë!

Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe,nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë!

Ju,Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!

Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor!

Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës!

Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë,sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im,Jeton Kuçi!

Ketu po e këputi fjalen time!

Lamtumirë miku im i mirë!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz