BallinaLajmePo bëhen 24 orë nga aksidenti në Lepenc, ende po kërkohen dy...

Po bëhen 24 orë nga aksidenti në Lepenc, ende po kërkohen dy policët e zhdukur

Të ngjajshme

Zbulohet lista e Polonisë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë ka publikuar listën zyrtare me 25...

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, vetura përfundon jashta rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Skriniar merr rrezik të madh për Kosovën, reagon trajneri sllovak

Trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka ngritur shqetësime serioze...

Mbrëmja e së shtunës ishte tragjike për familjarët e policëve Malsor Dashi dhe Armend Trena, pasi këta të fundit përfunduan të zhdukur në lumin Lepenc, pas një aksidenti të ndodhur në magjistralen Kaçanik- Han i Elezit.

Por ndonëse po bëhen 24 orë që nga aksidenti i tyre, ende nuk dihet asgjë për fatin e dy policëve të cilët u aksidentuan gjatë detyrës së tyre zyrtare, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thënë se kërkimet janë ende duke vazhduar por deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë që mund të çonte deri në lokacionin se ku saktësisht kanë përfunduar trupat e dy policëve të aksidentuar në mbrëmjen që e lëm pas.

”Kërkimi është duke vazhduar ende nga ana e të gjithë njësive si dhe FSK-së por deri më tani nuk ka diçka të re” ka deklaruar ai.

Për kërkimin e dy pjesëtarëve të policisë  përvec autoriteteve, janë vënë në ndihmë edhe qytetarë të shumtë të zonave ku dhe ka ndodhur ngjarja, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz