BallinaLajmePolicia jep detajet më të reja rreth kërkimit të dy policëve që...

Policia jep detajet më të reja rreth kërkimit të dy policëve që ranë mbrëmë në lumin Lepenc (Foto)

Të ngjajshme

Theo Hernandez në Serie A por jo te Milani, klubi rival shpreh interesim për të

Theo Hernandez po mendon seriozisht rikthimin në Serie A...

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut...

LDK sot pritet ti drejtohet Policisë së Kosovës për “sulmet kibernetike”

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton opinionin publik se sulmet...

Një veturë u përfshi mbrëmë nga zjarri në Vrellë të Istogut

Një veturë është përfshirë nga zjarri natën e mbrëmshme...

Mbrëmë rreth orës 21:00, një veturë e Policisë së Kosovës  me dy pjesëtarë brenda  ka rënë në lumin Lepenc që gjendet në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Policia bashkë me zhytësit ka vazhduar kërkimet deri në orën 04;00 të mëngjesit, por pa rezultat.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Agim Gashi sot për Periskopin ka thënë se në orët e para të mëngjesit janë detyruar të ndërpresin kërkimet për shkak të kushteve të natës.

Por ai ka thënë se sot do të vazhdojnë sërish me kërkimin e dy policëve.

‘Jemi duke punuar në bashkëpunim me FSK-në dhe zhytësat. Në orën 04:00 janë ndërprerë shkaku i kushteteve të natës dhe sot do të vazhdojmë kërkimet’, ka thënë Gashi për Periskopin.

‘Jemi duke bërë kërkimet tona dhe nuk mund të parashikojmë se çka do të ndodh tutje’, ka shtuar ai.

Periskopi ka mësuar se policët në fjalë vijnë nga Kaçaniku dhe emrat e tyre janë Malësor Dashi dhe Armend Trena.

Rasti ka ndodhur konkretisht tek lokaliteti i njohur si “Kulla me çeshme”./Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz