back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: Arrestohet ish-komandanti i Armatës boshnjake, Atif Dudakovic

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet ish-komandanti i Armatës boshnjake, Atif Dudakovic

Të ngjajshme

NATO me buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e...

Krasniqi pas hapjes së fushatës: E nisëm në Prizren, për të vazhduar në mbarë Kosovën

Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas hapjes së fushatës...

Të paktën 4 të vdekur në sulmin e ri amerikan ndaj një motoskafi në Paqësor

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se kishte nisur një...

Banorët e hedhin Labin në “mbeturina”

Disa nga banorë të shtëpisë së Big Brother VIP...

Pjesëtarët e Agjencisë për Hetime e Mbrojtje (SIPA) kanë arrestuar sot në Bihaq ish-komandantin e Armatës së Bosnjës e Hercegovinës,gjeneralin Atif Dudakoviqi. Siç raporton Klix.ba, ai është arrestuar me dyshimin për krime të kryera të luftës.

Sipas këtij burimi ai u arrestua në banesën e tij në Bihaq, ndërsa më vonë pjesëtarët e SIPA-s e dërguan në Sarajevë. Me Dudakoviqin janë arrestuar edhe të dyshuar të tjerë që vihen në lidhje me krime të luftës.

Jozyrtarisht pohohet se, ndër të tjerë, është arrestuar edhe Ibrahim Nadareviq, ish-ministër për Çështje të Luftëtarëve të Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, aktualisht këshilltar e zëvendës i kryesuesit të Dhomës së Popujve të Kuvendt Parlamentar të BeH, Safet Softiqit. Po ashtu janë arrestuar edhe pjesëtarë të Korpusit të Pestë të Armatës së Republikës së BeH, Ejup Kozhenjiq dhe Huso Ballagiq.

Të gjithë dyshohen për krime të kryera ndaj civilëve dhe robërve të luftës të nacionalitetit serb gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, transmeton Koha.net.
Aksioni ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit dhe synon arrestimin e katër komandantëve dhe shtatë oficerëve të nivelit të ulët dhe pjesëtarëve të Korpusit të Pestë të Armatës së BeH.
Atif Dudakoviq kujtohet për luftën heroike në mbrojtjen e popullsisë boshnjake nga forcat serbe.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz