back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeBurim Ramadani flet për rastin “Kiçina” dhe deklaratat që i ka bërë Blerim...

Burim Ramadani flet për rastin “Kiçina” dhe deklaratat që i ka bërë Blerim Kiçina

Të ngjajshme

Sonte, në televizionin T7, në emisionin “Tête-à-tête” me Berat Buzhalën, është intervistuar Burim Ramadani, njërin nga të dënuarit në rastin “Kiçina”.

Burim Ramadani ka folur për deklaratat që i ka bërë Blerim Kiçina në rastin “Kiçina”, mbi deklarata e të cilit edhe është shpallur dënimi.

“Blerim Kiçina neve ka akuzuar që ne kemi marr pare për ta vrara Hamës Hajrën. Blerimi në atë kohë ka qenë i mitur. Deklaratat e tij janë ndryshuar kohë pas kohe. Blerimi gjatë dëshmisë së parë thotë se nuk e njoh  Burim Ramadanin. Blerimi ka filluar që të jap dëshmi fill pas vrasjes”.

Ai ka treguar se Blerimi në disa raste ka thënë se ka qenë ne vend të ngjarjes e herë thotë se s’ka qenë aty.

“Blerimi është intervistuar na disa ndërkombëtar dhe shqiptar”, ka thënë ai.

Burim Ramadani thotë po ashtu se në intervistimin e Blerimit ka marrë pjesë edhe polici Fadil Syleviqi.

“Unë e di që edhe Syleviqi e ka qenë gjatë intervistimit të Blerimit. Ai e ka mohuar këtë, por edhe xhirimit e kanë treguar se Fadil Syleviqi ia ka bërë 33 pyetje Blerimit”, ka thënë Ramadani.

Burim Ramadani, vëllai i tij Arsimi, dhe tre vëllezër nga familja Kiçina, ishin dënuar me nga 30 vjet burgim për vrasje të rëndë të një familjeje 5 anëtarëshe, në vitin 2001.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me dekret ua ka falur dënimin vëllezërve Ramadani, si dhe Arben Kiçinës. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz