back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaLajmeBizneset serbe me simbole shtetërore në panair, reagon MPJ

Bizneset serbe me simbole shtetërore në panair, reagon MPJ

Të ngjajshme

Shtyhet seanca ndaj Simiq dhe Vukasinoviq, avokati i të akuzuarit pretendon që nuk pranoi shkresat

Është shtyrë Seanca fillestare ndaj nënkryetarit të Listës Serbe,...

Arrestohet edhe një i dyshuar për trafikim me njerëz në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një...

KRU “Prishtina” njofton për intervenime sot në disa rrugë të kryeqytetit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot...

Kina thotë se bota është në “udhëkryq mes paqes dhe luftës”

Kina ka paralajmëruar kundër ndërhyrjes në çështjet e saj...

Izmaku: Kam qenë më shumë deputete e Vushtrrisë, sesa e partisë

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA-s, Xhevahire Izmaku,...

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka komentuar panairin e fundit, në të cilin u promovuan mallrat e shteteve të rajonit, përfshirë edhe Serbinë.

Në një komunikatë për media, MPJ ka thënë se hiperbolizimet përmes simboleve shtetërore, nuk i shërbejnë bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MPJ i rikujtuar Serbisë se Kosova është e njohur nga 2/3 e shteteve anëtare të OKB-së dhe e disa organizatave ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

Lexoni komunikatën e plotë të MPJ-së:

Në frymën e Marrëveshjes së Trieshtes të korrikut 2017, të pranimit në parim të Zonës Ekonomike Rajonale të Ballkanit Perëndimor, sipas së cilës synohet zhvillimi i rajonit,  njëkohësisht është miratuar Plani i Veprimit Shumëvjeçarë, i cili  synon të mundësojë rrjedhjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë; duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti; duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë frymë organizohen panairet për promovimin e mallrave të prodhuesve rajonal në të gjitha panairet, si në Kosovë, në Serbi, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë.

Hiperbolizimet e natyrës politike përmes simboleve shtetërore apo nacionale nuk i shërben bashkëpunimit rajonal, për më tepër, janë tentime për të treguar supremacinë inegzistente apo protagonizmin tipik të pa bazë edhe në lëmin e ekonomisë, të lëvizjes së kapitalit dhe mallrave, etj.

Duke qenë se në vazhdimësi kemi tendenca të tilla edhe në këso lloj ngjarjesh, insistojmë që edhe në panaire të përdoren formulat e përfaqësimit si në organizimet e takimeve të larta të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MPJ, ri-kujton fqinjin tonë verior, se shteti i ri i Republikës së Kosovës, i cili tashmë është njohur pothuajse nga dy të tretat e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe që është anëtarë i plotë dhe me të drejta të barabarta në më shumë se 60 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, lindi si rezultat i shpërbërjes së dhunshme të ish-Jugosllavisë, spastrimit etnik dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe themeli i ndërtimit të tij është parimi qytetarë dhe karakteri shumë-etnik, që tashmë pranohet edhe nga vet komuniteti serb në Kosovë. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz