back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaSportGara e peshkatarëve në Liqenin e Batllavës, ky është peshku rekord

Gara e peshkatarëve në Liqenin e Batllavës, ky është peshku rekord [Foto/Video]

Të ngjajshme

Lookman rikthehet në stërvitje me Atalantën pas takimit me Juric

Ylli i Atalantës, Ademola Lookman, i është rikthyer stërvitjes...

Ilir Ferati viziton familjen e Haki Rugovës në Istog: Rrugëtimi ynë vazhdon

Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati,...

Shqipëri: 1250 euro paga e mësuesve deri në vitin 2029

Qeveria e re, që u miratua të enjten në...

Paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj që u kap me kokainë

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e...

Çfarë do të thotë për popullsinë lokale pezullimi i fondeve të Serbisë në veri të Kosovës?

Dy filialeve të Fondit Republikan të Sigurimit Shëndetësor të...

Peshkatarët nga gjithë Kosova i janë bashkuar garës së peshkimit në “Liqenin e “Batllavës”.

Gara është e fokusuar në peshkimin e llojit të peshkut “Krap”. Për këtë garë disa orësh, po marrin pjesë disa ekipe.

Vlen të përmendim se dje është zënë në këtë garë një peshkë tre kilogramë.

Ilir Sejdiu, organizatori i “Carp classic Kosova 4’  ka folur për “Indeksonline” lidhur me organizimin e kësaj gare të rëndësishme.

“Është gara e katërt që mbahet në liqenin e Batllaves për momentin sot kësaj here janë 16 ekipe duke garuar, kemi garu prej datës 20 d.m.th dita e premte deri me datën 22, që i bjen e dielë. Pra 48 orë kanë me peshku në Liqenin e Batllavës, peshkojnë për Peshkun Krap dhe të shohim tash çka do të ndodh më tutje. Po në fakt faktikisht ska shumë orë që ka fillu një peshk është kapur prej një ekipi tjetër dhe presim që ka me pas edhe peshqi tjerë gjatë këtyre orëve në vijim, është ende herët, ne kemi ushqyer pak më shumë se që duhet tash derisa të afrohet dhe të nxinet peshku.

Edhe pse koha është pak e hershme çdo vit e kena organizu më vonë kësaj here më herët por tash mbetet të shohim. Krejt ekipet i kanë shatorat dhe i kanë pajisjet që nevojiten për kamping dhe prej të premtes deri të dielën qëndrojnë këtu. Durimin e kemi ne shumë të madh edhe për 48 orë jena maksimalisht të përgatitur por ka ndodhë që kena ndejt edhe me ka 5 ditë deri 10 ditë pa shku fare në shtëpi”, ka thënë Sejdiu për “Indeksonline”.

Ndërsa, Ardit Isufi, banorë i Prishtinës nga organizata Krap pjesë e një ekipi tjetër garues ka thënë se kjo garë e peshkimit është më serioze.

“Jemi prej shoqatës ‘Krapi’, jemi prej të premtes këtu ka dikun rreth 11 orë që ka filluar gara, jemi në garë për Krap është një peshkim pak më i gjatë më i mundimshëm për momentin nuk ka peshk, është i zënë vetëm një peshk në sektor në 8 ose 9. Janë gjithsej 14 ekipe.  Nesër dikur ka ora 16:00 përfundon gara”, ka thënë Isufi.

Rekordi për këtë garë është që nga pas lufta në Liqenin e Batllaves, të vitit 2014./Indeksonline/

 

       

 

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz