BallinaLajmePjesëtari i Policisë së Kosovës rrah kolegun e tij, ky i fundit...

Pjesëtari i Policisë së Kosovës rrah kolegun e tij, ky i fundit merr lëndime të rënda

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar nga një koleg i tij, me ç’rast i njëjti ka marrë lëndime të rënda trupore, raporton gazetametro.net

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm në kafiterinë “Dunjo Moha”, në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti,  cili tha se të dy personat i takojnë përkatësisë etnike serbe.

Hoti shtoi se asnjëri nga ta nuk janë pjesë e policisë rajonale të veriut, por të rajoneve tjera, por megjithatë ngjarja ka ndodhur në veri.

Sipas tij, njëri prej tyre ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ai gjendet për tretman mjekësor në spitalin e veriut të Mitrovicës.

‘Rasti ka ndodhur në veri dhe njëri prej pjestëarëve të Policisë së Kosvë ka pësuar një lëndim trupor që sipas raportit mjekësor thuhet të jetë lëndim i rëndë (thyrje e hundës)’ ka thënë Hoti për Gazetën Metro.

Hoti po ashtu theksoi se Policia dhe inspektorati po merren me rrethanat e këtij rasti.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz