back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKy grup parlamentar propozon heqjen e romingut mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ky grup parlamentar propozon heqjen e romingut mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj në emër të kolegëve të tij nga grupi parlamentar kërkon që me mocion përmbajtësor të hiqet romingu ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Molliqaj kërkesën e tij drejtuar Kuvendit e ka publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Indeksonline.

Postimi i Molliqajt:

Rezolutë për heqjen e ROAMING ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.  Sot, në emër të grupit tonë parlamentar, dorëzova kërkesën për mocion në lidhje me heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë paguajnë çmime shumë të larta për shërbimet telefonike dhe të internetit sa herë që ata udhëtojnë në Shqipëri, përkatësisht Kosovë.

Përmes këtij mocioni, ne kërkojmë që këto tarifa të hiqen dhe qytetarët të mund të komunikojnë me çmime sikurse në vendet e tyre. Një gjë e tillë tashmë zbatohet në shtetet e Bashkimit Evropian.  Shpresoj që ky mocion do të mbështetet nga të gjithë deputetët dhe se pastaj të dyja qeveritë do të nisin sa më parë procedurat për heqjen e roaming-ut./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz