BallinaShqiptareMes lotësh këngëtarja shqiptare tregon për humbjen e djalit të vetëm dhe...

Mes lotësh këngëtarja shqiptare tregon për humbjen e djalit të vetëm dhe birësimin e vajzës

Të ngjajshme

Këngëtarja e mirënjohur, Vera Laçi ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Televizionin Klan. Ajo rrëfeu mes lotësh humbjen e të birit 22-vjeçar katër vite më parë dhe gëzimin e tyre të sotëm, Dean, vajzën që birësuan një vit e gjysmë pas humbjes së djalit. Denis Duka, 22-vjeç, u aksidentua për vdekje ka një automjet tip “Golf” teksa kthehej nga shtëpia e të fejuarës së tij, në urën e Shokzës, në periferi të Tiranës.

Megjithëse kanë kaluar katër vite, dhimbja është e freskët në zemrën e nënës. “Kjo dhimbje… nuk ka ngushëllim për nënën dhe për babanë. Prej nga ajo ditë jetë jonë ka ndryshuar totalisht, dhimbja është e tmerrshme. Thonë që dhimbja kalon me kohën por jo, dhimbja është e njëjta”, tha Vera duke kujtuar se e kishte humbur pak ditë pas një koncerti recital që kishte mbajtur.

Por, sot Vera dhe bashkëshorti i saj Bilbili, kanë një arsye shumë të madhe për të vazhduar jetën: Ajo quhet Dea, vajza që e birësuan kur ishte 8-muajshe, ndërsa sot është 3 vjeç e gjysmë. Ata e birësuan Dean më 24 Korrik 2014, datë që përkon me datëlindjen e Denit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz