31 zyrtarë të lartë publik kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Në mesin e tyre prokurorë, gjykatës, deputetë edhe zyrtarë komunal. Sipas AKK-së vetëm 6 prej tyre kanë dhënë arsyje për këtë veprim, ndërsa të tjerët jo.Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve 4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %), raporton GazetaBlic.com“Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Po ashtu, AKK njofton se 12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv.
Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor
1 | Besim Malsori | Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – ZKM |
2 | Bajram Mulaj | Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës – ZKM |
3 | Ivan Milojevic | Zyra e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës – ZKM |
4 | Luan Hyseni | Agjencia Pyjore e Kosovës – MBPZHR |
5 | Sejdi Sejdiu | Universiteti i Prizrenit – MASHT |
6 | Egzonit Jakupi | Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural |
7 | Orhan Kërkezi | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
8 | Brikena Ceraja | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
9 | Xhevdet Pantina | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
10 | Antigona Kqiku | Komuna Gjilan |
11 | Riza Abdyli | Komuna Gjilan |
12 | Qazim Maloki | Komuna Deçan |
13 | Naim Gjeli | Komuna Drenas |
14 | Burim Bujupi | Komuna Drenas |
15 | Petrit Sinani | Komuna Drenas |
16 | Xhevxhet Berisha | Komuna Klinë |
17 | Tush Dedaj | Komuna Klinë |
18 | Filloreta Bytyçi | Komuna Malishevë |
19 | Adem Abazi | Komuna Novo Bërdë |
21 | Florije Jashari | Komuna Obiliq |
22 | Nazmi Gashi | Komuna Obiliq |
23 | Mirjesta Krasniqi | Komuna Rahovec |
24 | Besnik Hoti | Komuna Rahovec |
25 | Valon Haliti | Komuna Skenderaj |
26 | Driton Veselaj | Komuna Suharekë |
27 | Xhevxhet Gashi | Komuna Suharekë |
28 | Milot Deliu | Komuna Shtime |
29 | Ilir Baldedaj | Komuna Prizren |
30 | Fatmir Rudari | Komuna Podujevë |
31 | Esat Ejupi | Komuna Podujevë
|
Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë pas afatit ligjor
1 | Etem Arifi | Kuvendi i Republikës së Kosovës – KRK |
2 | Bujar Bukoshi | Zyra e Krye Ministrit të Republikës së Kosovës – ZKM |
3 | Arbër Geci | Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT |
4 | Vesel Krasniqi | Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural |
5 | Zoja Lleshi Berisha | Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës – MFSK |
6 | Burbuqe Deva Bakia | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
7 | Luan Daka | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
8 | Ismet Bogujevci | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
9 | Malbur Krajku | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
10 | Zake Prelvukaj | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
11 | Sedat Baraliu | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
12 | Sabile Keqmezi Basha | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
13 | Daut Demaku | Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS |
14 | Gani Elshani | Ministria e Diasporës |
15 | Jashar Cukiq | Ministria e Punëve të Brendshme dhe ARC |
16 | Refiqe Ternava | Ministria e Punëve të Jashtme |
17 | Mirlindë Gashi | Ministria e Punëve të Jashtme |
18 | Avni Spahiu | Ministria e Punëve të Jashtme |
19 | Orhan Hajrizi | Ministria e Punëve të Jashtme |
20 | Goran Stojanovic | Policia e Kosovës |
21 | Skender Nreca | Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë |
22 | Alban Pozhegu | Fondi i Sigurimeve Shëndetësore |
23 | Ardian Gaxherri | Autoriteti i Aviacionit Civil |
24 | Musa Dragusha | Komisioni i Pavarur i Mediave |
25 | Xhavit Osmani | Prokuroria e Shtetit |
26 | Flora Doda | Prokuroria e Shtetit |
27 | Rafet Ibishi | Trepça |
28 | Shaban Gërxhaliu | Gjykata Themelore – Prishtinë |
29 | Haki Dragusha | Komuna Prishtinë |
30 | Fadil Gashi | Komuna Prishtinë |
31 | Dren Kukaj | Komuna Prishtinë |
32 | Bedrija Ejupagic | Komuna Prizren |
33 | Edis Aljilji | Komuna Prizren |
34 | Dafina Syla Dina | Komuna Gjakovë |
35 | Saranda Hoda | Komuna Gjakovë |
36 | Dritëro Hyseni | Komuna Ferizaj |
37 | Xhafer Berisha | Komuna Ferizaj |
38 | Haki Shehaj | Komuna Deçan |
39 | Valdet Nuraj | Komuna Deçan |
40 | Halil Qerimi | Komuna Fushë Kosovë |
41 | Kreshnik Maloku | Komuna Junik |
42 | Isah Hoda | Komuna Kamenicë |
43 | Xufe Kelmendi | Komuna Klinë |
44 | Milan Aritonovic | Komuna Ranillug |
45 | Nebojsa Stojanovic | Komuna Ranillug |
46 | Shefket Kuçi | Komuna Suharekë |
47 | Nasuf Aliu | Komuna Vushtrri |
48 | Fridon Lala | “Lotaria e Kosovës” sh.a. Prishtinë |
49 | Milazim Bytyçi | Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovë Sh.A “INFRAKOS” |
Zyrtarët që nuk kanë deklaruar pasurinë në afatin ligjor për arsye shëndetësore dhe të tjera
1 | Sinisa Mandusic | Gjykata Themelore – Mitrovicë | Ka sjellë vërtetim nga spitali, është i shtrirë në spital të Beogradit. |
2 | Bekim Jupa | Komuna Gjakovë | 04.04.2018 (Arsye shëndetësore me dëshmi) |
3 | Vlora Hoti | Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT | Është larguar me datë 30/03/2018, afat deklarimi deri më 30/04/2018 |
4 | Teuta Pustina | Universiteti i Prishtinës – MASHT | Është larguar me datë 29/03/2018, afat deklarimi deri më 29/04/2018 |
5 | Salih Sefa | Ministria e Punëve të Jashtme | Ka mbaruar pozitën deklaruese me 31.03.2018, ndërsa ka deklaruar pasurinë me mbarim të detyrës me datë 10.4.2018. |
6 | Radmila Kapetanovic | Gjykata Themelore Mitrovicë / Dega – Zubin Potok | Është përfshirë në listën e zyrtarëve të lartë, por nuk ushtron funksionin që nga viti 2013. |
Mosdeklarimi i pasurisë apo fshehja e pasurisë nga zyrtarët shtetërorë mbetet vepër penale. Kjo për faktin se qeveria i është dorëzuar presionit të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të tjerë që të mos ndryshojë Kodin Penal, pikërisht pikën për deklarimin e pasurisë.Ndryshe, procesi i deklarimit të pasurisë zgjatë një muaj. Ai ka filluar më 1 mars dhe përfundon sot më 3 prill, kjo pasi që sipas një njoftimi të lëshuar nga AKK llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Nr. 05/L -031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Neni 81, paragrafi 4 përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që vjen menjëherë pas saj”.Në vitin e kaluar AKK ka ngritur kallëzim penal ndaj personave të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë.Sipas AKK-së mos deklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal. /Gazeta Blic/