back to top
Saturday, September 20, 2025
BallinaLajmeSHUMA E PARAVE QË U VODHËN NË NJË POSTË NË PODUJEVË

SHUMA E PARAVE QË U VODHËN NË NJË POSTË NË PODUJEVË

Të ngjajshme

Rusia alarmon NATO-n dhe aleatët e saj me shkeljen e hapësirës së tyre ajrore

Aleatët e NATO-s dënuan shkeljen e hapësirës ajrore të...

38 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton mbi dy mijë e 500 gjoba

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër...

Ndahet nga jeta Shefi i Ndërrimit të Zjarrfikësve në Malishevë, Liman Sertolli

Ka ndërruar jetë Shefi i Ndërrimit në Njësinë Profesionale...

Slot i jep mbështetje Florian Wirtz: Ai bëhet gjithnjë e më i mirë

Florian Wirtz ende nuk po arrin të lë gjurmë...

Filiali i Postës dhe Telekomit të Kosovës, që gjendet në fshatin Kërpimeh të Podujevës, ka qenë cak i hajdutëve të cilët kanë demoluar objektin dhe kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme si dhe dy vula postare.

Punëtorët e Postës kanë lajmëruar Policinë e Kosovës se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 7 e 45 të mëngjesit.

“Ankuesi, punëtor në PTT, mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se në postën e fshatit të dyshuar të panjohur kanë demoluar dyert e objektit të postës dhe nga aty kanë vjedhur arkën me 100 euro para të gatshme dhe  dy vula  zyrtare të postës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz