back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeMbytet në pishinë një 4-vjeçare

Mbytet në pishinë një 4-vjeçare

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Një vogëlushe shqiptare ka humbur jetën në ishullin Naksos të Greqisë, duke u mbytur në pishinën e hotelit ku punonte e ëma e saj, në fshatin turistik Mikri Vigla, raportojnë sot mediat greke.

- Advertisement -

Duke mos pasur se ku ta linte, nëna e kishte marrë me vete Katerinën 4-vjeçare, dhe po hekuroste në lavanterinë e hotelit.

Siç raporton portali “naxosnews.gr”, në një moment vogëlushja u largua. Kur e ëma e pa se mungonte kishin kaluar 10 minuta.

Gruaja nisi të kërkonte vajzën e vet dhe më në fund e gjeti përmbys, pa ndjenja, në pishinën e hotelit.

Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak çastesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit, por ishte vonë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me akuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën. Më herët ishin shoqëruar edhe prindërit e vogëlushes, por shpejt u lanë të lirë.

Ngjarja ka shokuar gjithë shoqërinë e ishullit, ku familja shqiptare jetonte prej vitesh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz