BallinaLajmeKy është i preferuari i Presidentit Thaçi për drejtor të AKI-së

Ky është i preferuari i Presidentit Thaçi për drejtor të AKI-së

Të ngjajshme

Zgjedhjet: Eksperti i kibernetikës paralajmëron manipulime në internet

Më 7 qershor, në vend zhvillohen zgjedhjet e parakohshme...

Kadetët e FSK-së marrin pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar në Itali

Qendra për Studime Universitare e Forcave të Sigurisë së...

Shtëpia e Bardhë ndan detaje nga takimi Trump-Jinping

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një takim me presidentin...

Konferenca shkencore për Ibrahim Rugovën: Verli: Trashëgimia e tij, fushë e hapur kërkimi për studiuesit

Në Prishtinë është mbajtur konferenca shkencore ndërkombëtare kushtuar jetës...

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni shumë shpejt mund të braktis këtë institucion.

Këtë braktisje ai mund të bëjë për të marrë në drejtim Agjencinë e Kosovës për Inteligjencës (AKI).

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se drejtori aktual i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e AKI-së.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se presidenti Hashim Thaçi po preferon që Maxhuni të emërohet drejto i AKI-së.

“Presidenti Thaçi ka propozuar Shpend Maxhunin për drejtor të AKI-së, por kryeministri Haradinaj nuk dihet nëse do të pranojë këtë propozim”, ka thënë burimi për ORAinfo.

Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga Presidenti dhe Kryeministri i vendit.

Ndryshe, drejtori i AKI-së, Driton Gashi këtë javë ka dhënë edhe zyrtarisht dorëheqje nga ky institucion pasi një gjë e tillë i ishte kërkuar nga kryeministri Haradinaj, pas depërtimit të 6 shtetasve turq.

Paraqitja e dorëheqjes së tij, ka ardhur pas vendimit që ka marrë javë më parë kryeministri Haradinaj për lirimin nga detyra. Përveç tij, Haradinaj kishte liruar nga detyra edhe Ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, për shkak se ata nuk e kishin informuar lidhur me aksionin për arrestimin dhe deportimin e gjashtë qytetarëve turq.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancë për rastin e njohur si “gylenistët” me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së të mbështetur edhe nga VV dhe GDP.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz