BallinaLajmeArrestime në Prishtinë e Gjakovë, ja përse bëhet fjalë

Arrestime në Prishtinë e Gjakovë, ja përse bëhet fjalë

Të ngjajshme

I plagosuri në Gjakovë është në gjendje stabile

Të shtënat e armës tronditën Gjakovën në orët e...

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit, pas hetimeve intensive të kryera, lidhur me veprimtarinë kriminale të të dyshuarve, që në vazhdimësi merreshin me kryerjen e veprave penale të ‘kontrabandimit të migrantëve’, ‘falsifikimin e dokumenteve’ dhe ‘shmangie nga tatimi’ ka realizuar një operacion policor, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar.

Duke u bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 11 prill 2018 në rajonin e Prishtinës (në pesë lokacione), dhe Gjakovës (në një lokacion), është kryer kontrolli i shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, pronë e të dyshuarve, me qëllim të mbledhjes së provave për veprimtarinë kriminale të të dyshuarve.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:

Sh. Sh.                   lindur me 1961                  shqiptar/kosovar

I. S.                         lindur me 1974                  shqiptar/kosovar

N. B.                       lindur me 1966                  shqiptar/kosovar

Xh. N.                    lindur me 1962                  shqiptar/kosovar

A. T.                       lindur me 1987                  shqiptar/kosovar

Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale:

2 armë të gjata

5 armë të shkurta kalibri i ndryshëm

175 fishekë kalibër të ndryshëm

4 vula të firmave të ndryshme

2 pasaporta

dokumente të tjera që vlejnë për procedurë të mëtejme gjyqësore.

Personat e dyshuar, në bazë të urdhrit të prokurorit dërgohen në mbajtje policore për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz