BallinaLajmeReporteri tregon detaje të Betejës së Koshares

Reporteri tregon detaje të Betejës së Koshares

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...
9 prilli i vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës shënoi një fitore të madhe kundër ushtrisë së Milosheviçit. Kjo është një nga betejat me të dokumentuara të asaj kohe kundër ushtrisë serbe, në atë që njihet si beteja e Koshares.

Menjëherë pas largimit të ushtarakëve serbë nga kufiri me Shqipërinë, një grup gazetarësh shkuan në zonën e çliruar, mes tyre ishte edhe fotoreporteri i LSA-së, Gent Shkullaku, i cili tregon për Top Channel emocionet dhe ndjesitë e para.

“Ishte një emocion i veçantë. Në atë zonë të parë të çliruar që mund të quhet edhe si ishulli i parë që u mor në dorëzim nga UÇK, mund të ndjeje aromën e vërtetë të luftës. Jo më larg se 7-8 kilometra nga Koshara, luftohej në llogore, ku forcat serbe tentonin vazhdimisht të rimerrnin nën kontroll zonën”, kujton ai.

Ai regjistroi foto nga fushëbeteja e Koshares, foto që tashmë dokumentojnë një nga ngjarjet historike të shënuara në luftën për çlirimin e Kosovës.

Sot 19 vjet pas kësaj beteje, Shkullaku vazhdon të jetë i bindur se suksesi i betejës së Koshares, më shumë se nga përgatitja e anëtarëve të UÇK, erdhi për shkak të dëshirës që kishin ata për ta parë vendin e tyre të lirë.

“Unë pata shansin që luftëtarët e UÇK t’i takoja qëkur vinin në Rinas dhe shikoje që ishin të rinj, të panjohur me luftën dhe që kishin jetuar jashtë vendit. Por, dëshira e tyre për ta parë të lirë vendin e tyre bëri që të arrinin këto rezultate”, thotë Gent Shkullaku.

Beteja e Koshares i hapi rrugën më pas shtimit të shpejtë të radhëve të UÇK, duke rritur besimin në çlirimin e Kosovës, si dhe krijoi një zonë të sigurt për ndihmat nga jashtë.

Beteja e Koshares e 9 prillit të viti 1999, njohur ndryshe edhe si beteja që çau kufirin shqiptaro-shqiptar shënoi një pikë kthese mjaft të rëndësishme në luftën e UÇK kundër regjimit serb.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz