BallinaBotëDorëzohet Kim Jong Un: Koreja e Veriut e gatshme për të hequr...

Dorëzohet Kim Jong Un: Koreja e Veriut e gatshme për të hequr dorë nga armët bërthamore

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...
Koreja e Veriut i ka thënë SHBA-ve për herë të parë se është e përgatitur të diskutojë denuklearizimin e Gadishullit Korean, kur udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u takua me Presidentin Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e Koresë së Veriut kanë mbajtur kontakte të fshehta kohët e fundit, në të cilat Pyongyangu konfirmoi drejtpërdrejt vullnetin e vet për të mbajtur samitin e pashembullt, tha një zyrtar i SHBA-ve të dielën, për Reuters, duke folur në kushte anonimiteti, transmeton Lajmi.net

Komunikimet, ende në një fazë paraprake, kanë përfshirë zyrtarët e Departamentit të Shtetit të flasin me Korenë e Veriut mesa duket përmes misionit të Kombeve të Bashkuara dhe oficerëve të inteligjencës nga të dyja anët.

Të dërguarit e Koresë së Jugut vizituan Uashingtonin muajin e kaluar për të përcjellë ftesen e Kim Jong Un për t’u takuar. Trump, i cili ka shkëmbyer kërcënime luftarake me liderin koreano-verior e befasoi botën duke u pajtur me shpejtësi për ta takuar atë që të diskutojnë në lidhje me krizën e zhvillimit të armëve bërthamore në Phenian, të afta për të goditur SHBA-të.

Por, Koreja e Veriut nuk e ka thyer heshtjen publike për samitin, të cilin zyrtarët e SHBA-ve flasin se planifikohet të mbahet në maj. Nuk kishte asnjë fjalë të menjëherëshme për vendin e mundshëm të bisedimeve, i cili do të ishte i pari mes një presidenti të SHBA-ve dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Zyrtari i SHBA-ve nuk pranoi të thoshte se kur u bënë komunikimet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, por thanë se të dy palët kishin mbajtur kontakte të shumta të drejtpërdrejta.

“Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar se Kim Jong Un është i gatshëm të diskutoj denuklearizimin e gadishullit Korean,” tha një zyrtar i dytë i SHBA-ve.

Gjithashtu thuhet se kontaktet midis dy shteve janë duke shkuar mirë. Derisa është për tu habitur fakti se si Koreja e Veriut ka pranuar të konsideroj heqjen e armëe bërthamore.

Koreja e Veriut kishte pranuar gjatë viteve se mund të marrë në konsideratë heqjen dorë nga arsenali bërthamor nëse SHBA-të i heqin trupat e tyre nga Koreja e Jugut. Disa analistë kanë pohuar se gatishmëria e Trumpit për ta takuar Kim Jong Un ishte një fitore diplomatike, pasi SHBA-të kishin insistuar gjatë me vite në çdo samit që të ndodhte një hap i tillë, pra denuklearizimi i Koresë Veriore.

Sipas zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, gjithçka sa i përket kontakteve është duke shkuar mirë dhe pritet një gatishmëri e Koresë Veriore që të heqë dorë nga armët bërthamore të cilat ishin një kërcënim edhe për vet SHBA-të./Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz