BallinaLajmeHaradinaj: Sot, njëra ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror

Haradinaj: Sot, njëra ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Lufta me Iranin: Kaq ka arritur çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent crude arriti në gati...

Me rastin e dhjetëvjetorit të hartimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës

Fjala e plotë e Kryeministrit Haradinaj: 

Pas çlirimit të Kosovës, shpalljes së Pavarësisë, themelimi i Kushtetutës së vendit është ndër datat më të rëndësishme të kalendarit tonë shtetëror. Me 9 Prill të vitit 2008, Kosova vendosi themelet e saj të konsolidimit si shtet, duke e funksionalizuar aktin më të lartë juridik, Kushtetutën e saj.

Një dekadë më parë, përmes këtij dokumenti, u vulos Kosova jonë si vend i pavarur, me qytetarë të lirë me të drejta të barabarta per secilin, në frymën e pakufizuar demokratike.

Dekada e parë e Kushtetutës së vendit, krahas qenësimit tonë si shtet juridik, ka përjetuar edhe sfidat e saj. Këto sfida, na tregojnë edhe vlerat tona demokratike si shoqëri kur ne kemi pranuar këto parime kushtetuese si parime udhëheqëse të Kosovës.

Sot, ky bazament ligjor shpërfaqë vlerat më të larta të demokracisë tonë.

Përvjetori i sivjem, i shtyllës kryesore ligjore të vendit, na gjenë me plot detyra. Na gjenë me punë, me suksese të numëruara por edhe sfida për t’i tejkaluar e që na bëjnë më të fortë. Por, mbi të gjitha, ky jubile na gjenë më të sigurtë se kurrë, për rrugën tonë Euro-atlantike dhe miqësinë e përhershme me SHBA-të.

Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

Ramush Haradinaj

Kryeministër i Republikës së Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz