Është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht gruan e tij në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Indeksonline.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte rrahur gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.