BallinaLajmeAbdullahu: Do të jemi me Turqinë derisa s’na pengon në rrugën drejt...

Abdullahu: Do të jemi me Turqinë derisa s’na pengon në rrugën drejt BE-së

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se Prishtina zyrtare ka raport të njejtë më Ankaranë zyrtare, ani pse, sipas tij, Turqia ka ndryshuar qëndrim.

“Duke parë Ankaranë zyrtare e cila viteve të fundit ka ndryshuar, ka ndryshuar në raport më botën perëndimore dhe fqinjtë”.

“Kemi një Anakara tjetër ndërkohë që Prishtina dhe Tirana kanë raport ashtu si e kanë pasur, edhe me Erdoganin – raport vëllazëror dhe miqësor në aspektin ekonomik dhe të tjera”.

“Tani vetë Erdogani, edhe pas grushtshtetit por edhe më herët, shihet se në konceptet e tij filozofike ka ndryshime me Perëndimin,  kemi prishje të raporteve”.

“Qasja e tij është anti-perëndimore, nëse e dëgjoni çfarë thotë për Holandën, Gjermaninë, e kuptoni që ka prishur raportet”.

Sipas Abdullahut që është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se Kosova është ngushtë e lidhur me botën perëndimore.

“Presidenti i Turqisë, Erdogani dhe Ankaraja zyrtare do të duhej të ishin më të kujdesshëm me mënyrën si kanë ekzekutuar këtë veprim edhe me kërkesën që kanë bërë, ka një lloj agresiviteti ndaj nesh edhe institucioneve tona për të bërë luftë të caktuar ndaj gylenistëve”.

“Kjo neve na qet në pozitë të sikletshme, do të jemi me Turqinë dhe Ankaranë zyrtare për aq sa kjo nuk na pengon të rrugëtojmë lirshëm drejt BE-së”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz