BallinaLajmeGreva në shkollë, ministri i Arsimit takohet me SBASHK-un, ka këtë kërkesë

Greva në shkollë, ministri i Arsimit takohet me SBASHK-un, ka këtë kërkesë

Të ngjajshme

Bastet favorizojnë Sllovakinë para ndeshjes me Kosovën

Ka ardhur momenti vendimtar për Përfaqësuen e Kosovës në...

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e SBAShK-ut , me të cilët bisedoi rreth grevës së paralajmëruar nga SBAShK –u ,lidhur me shqyrtimin  nga Qeveria dhe dërgimin për procedim në Kuvendin e Republikës së Kosovës,Ligjin për Punëtorët e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-1999, para datës 13 prill të këtij viti.

Ministri Bytyqi u shpreh se ne çmojmë kontributin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta dhe tha se është angazhuar maksimalisht që ky ligj të shtyhet para dhe të procedohet sa më parë në Kuvend për miratim.

Ministri Bytyqi gjithashtu kërkoi nga kryetari i SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, të shqyrtoj të gjitha mundësitë për anulimin e grevës së paralajmëruar .

“Ne jemi në vlugun e përgatitjeve për realizimin e testit  PISA2018  e që është me interes kombëtarë , ndërsa greva e paralajmëruar përkon me fillimin e këtij procesi , ndërsa  mbajtja e grevës në këto momente do të na shkaktonte dëme të pariparueshme, aq më parë kur nxënësit më shumë se kurrë janë vetëdijesuar për rëndësinë që ka ky test ndërkombëtar i dijes”, tha ministri Bytyqi.

Në vazhdim, ministri Bytyqi , theksoi se kërkesat e SBAShK-ut janë legjitime dhe se do të angazhohet që kjo çështje të rregullohet ashtu siç duhet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz