BallinaShqiptareShpallet aktgjykimi për vdekjen e katërvjeçarit Almir Aliu, ja çfarë u vendos...

Shpallet aktgjykimi për vdekjen e katërvjeçarit Almir Aliu, ja çfarë u vendos për Boban Iliqin (VIDEO)

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Në Gjykatën Themelore në Kumanovë u shpall aktgjykimi për rastin e vdekjes Almir Aliut, transmeton Portalb.mk.

Boban Iliq me veprën e rikualifikuar “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion” është dënuar me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”.

“Mund të konstatoj se ky është edhe një rast i montuar duke nisur nga Porkuroria Publike për të përfunduar sot në Gjykatën e Kumanovës. Më vjen keq që e them këtë, por unë si jurist do të luftojë që të ndryshojë këtë gjendje në gjyqësor”, tha avokati Asmir Alispahiq, transmeton Portalb.mk.

Avokati Alispahiq gjithashtu njofoti se do të parashtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit për vendimin e sotëm.

“Këtu kemi vërtetë problem me ndarjen e drejtësisë, e sidomos kur bëhet fjalë me përkatësinë etnike shqiptare”, tha Alispahiq.

Ndërkaq, axha i Almir Aliut, Nijazi Aliu tha se do të ngritin padi ndaj prokurores dhe gjykatësit përgjegjës të rastit të vdekjes së Almir Aliut.

“Është e qartë se është padrejtësi me vetë faktin se Sedati dhe Abdullai u dënuan me 9 muaj burg. Ne do të ankohemi dhe do të ngritim padi ndaj prokurores Suzana Kusigerkës dhe kundër gjykatësit”, tha Nijazi Aliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz