BallinaLajmeKryeministri: Liberalizimi i vizave, çështje urgjente

Kryeministri: Liberalizimi i vizave, çështje urgjente

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë...

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se liberalizimi i vizave është çështje urgjente. Sipas tij, tash Bashkimi Evropian do ta japë lajmin e shumëpritur për lëvizje të lirë

“Kemi vendosur takime të rregullta të nivelit të lartë për sundimin e ligjit ku kemi nxjerrë objektivat për të ardhmen, të cilat ndërlidhen kryesisht me intensfikimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri theksoi se sot në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, shprehën përkushtimin e përbashkët ndërinstitucional për mobilizimin e tërë sistemit, posaçërisht atij të drejtësisë, për ta çrrënjosur këtë të keqe nga sfera publike.

“Liberalizimi i vizave është një çështje urgjente, për të cilën qytetarët e vendit kanë pritur gjatë dhe shpresoj që në ditët në vijim Bashkimi Evropian do ta japë lajmin e shumëpritur për lëvizje të lirë.
Kosova do të kthehet në storje të suksesit në luftën kundër korrupsionit”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz