Arrestimi dhe dëbimi nga Kosova i të ashtuquajturit drejtor i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, rezultoi me largimin e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës.
Por nuk dihet nëse një reagim të tillë zyrtarë, do ta kenë edhe nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq të enjten nga Kosova në Turqi.
Njohësi i rrethanave politike në vend Ismet Kryeziu ka thënë se ditët në vijim do të kuptohet nëse kjo parti do të bëjë një akt të tillë, duke shtuar gjithashtu se do të kuptohet edhe nëse këto akte janë të lidhura mes vete.
“Mbetet te shihet ne javët ne vazhdim, cili do jete reagimi i Partisë Demokratike Turke te Kosovës(KDTP), a do dalin dhe ketë nga qeveria si Lista Serpska.!?
Do te shohim nëse zhvillimet e fundit kane ndërveprim dhe janë ne një linje me te gjerë te një politike bashkëvepruese mes Vuqiqit edhe Erdoganit.
Zhvillime përmes te cilave po inskenojnë situata dhe po kërcënojnë e po tentojnë te shantazhojnë qeverinë dhe Republikën e Kosovës, duke keqpërdorur edhe pakicat kombëtare te tyre qe janë pjese e qeverise se Kosovës.” ka shkruar Kryeziu.
Në rrethana të tilla, Kryziu ka thënë se është e domosdoshme që politikat tona mos të jenë add hoc.
“Ne përplasjet e politikave globale ne s’duhet te sillemi si te pa koke. Ështe e rëndësishme qe politikat tona mos te jene veprime ad hok, ditore dhe ne kundërshtim me vlerat perëndimore.” ka thënë ai.

