back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeLekaj: Ditëve në vijim Kryeministri Haradinaj i përgjigjet Erdoganit

Lekaj: Ditëve në vijim Kryeministri Haradinaj i përgjigjet Erdoganit

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka komentuar kërcënimet e fundit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit Haradinaj.

Kujton se Kosova ka shpallur pavarësinë.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe dihet zinxhiri komandues”, thotë Lekaj.

Sipas tij Kosova nuk do lejojë askënd që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe nuk lejojmë që askush të na përzihet në punët e brendshme”, tha Lekaj.

“Me siguri në ditët në vijim do të deklarohet kryeministri Haradinaj”, theksoi ai.

Presidenti turk e ka kërcënuar Haradinajn pasi ky i fundit shkarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI’së në lidhe me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Sipas Erdoganit i pari i ekzekutivit në Kosovë do të jap ‘llogari’ për këto veprime.

Ndaj kërcënimeve nga shteti i Turqisë kanë reaguar zyrtarë institucional dhe nga shoqëria civile.

Ndërkohë, vetë Haradinaj ende nuk ka folur rreth këtyre deklaratave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz