BallinaLajmeVuçiq demanton Thaçin: Gjuriq nuk hyri një ditë më herët në Kosovë

Vuçiq demanton Thaçin: Gjuriq nuk hyri një ditë më herët në Kosovë

Të ngjajshme

Rikthehet vëmendja, Xheneta tregon mbështetje për Gjestin

Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të...

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja...

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner”

Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka demantuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, duke thënë se nuk është e vërtetë se drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte hyrë në Kosovë një ditë para takimit në veri të Mitrovicës, një javë me parë.

“Marko nuk ka hyrë nëpër rrugë të dhisë. Ne do të presim edhe një kohë që ata të hamendësojnë se si dhe ku hyri ai, pastaj do t’i njoftojmë zyrtarisht ku hyri ai. Dhe, nuk ka hyrë një ditë më parë siç po flasin ata dhe nëpër kurrfarë rrugësh të dhive, kjo është një gënjeshtër e kulluar”, tha Vuçiq në një takim në kuadër të dialogut të brendshëm, shkruajnë mediat serbe.

Ai gjithashtu komentoi faktin se nuk doli një numër i madh njerëzish në alarmin e sirenës në veri të Mitrovicës, duke thënë se njerëzve u është dhënë një urdhër i rreptë që të mos shkrepet ndonjë plumb dhe të mos i përgjigjen dhunës me dhunë, përcjell Telegrafi.

“Askush nuk donte gjakderdhje nga pala serbe, këtë e donte dikush tjetër”, tha Vuçiq.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për shtyp të shtunën, tha se Gjuriq kishte hyrë në Kosovë të dielen, një ditë para takimit në veri të Mitrovicës dhe se e kishte kaluar natën në banesën e Milan Radojçiqit në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz