back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKapiteni i Feronikelit tregon ambiciet në ndeshjen me Llapin

Kapiteni i Feronikelit tregon ambiciet në ndeshjen me Llapin

Të ngjajshme

Feronikeli është nëntë pikë prapa Dritës që e kryeson renditjen, por e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Nëse skuadra nga Drenasi nesër shënon fitore ndaj Llapit, do të mbetet kandidat serioz për titullin e kampionit. I këtij mendimi është edhe kapiteni Behar Maliqi, i cili beson se tri pikët nga takimi i nesërm do të mbeten në “Rexhep Rexhepi”. Të njëjtin synim e ka edhe Llapi, që po ashtu ndodhet në kuotën e 38 pikëve.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse e dimë forcën e Llapit. Pastaj, të dyja palët jemi në luftë për kreun e renditjes, pasi shkëputja e kryesuesve nuk është e madhe.  Do të përpiqemi të mos gabojmë deri në fund, pra edhe në këtë ndeshje do të hyjmë për fitore”, ka thënë Maliqi.

Feronikeli për herë të parë do të udhëhiqet nga trajneri Sulejman Starova, i cili pak ditë më parë e mori drejtimin e kësaj skuadre. “Çdo trajner e ka mënyrën e tij të punës. Starova është emër i njohur në futbollin shqiptar. Nëse arrijmë të përshtatemi në filozofinë e lojës që e kërkon, me siguri do ta kemi më lehtë vazhdimin e kampionatit”, ka shtuar kapiteni Maliqi. /insporti.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz