back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeReagon Rusia: Qëllimi i ngjarjeve në Mitrovicë, frikësimi i serbëve në Kosovë

Reagon Rusia: Qëllimi i ngjarjeve në Mitrovicë, frikësimi i serbëve në Kosovë

Të ngjajshme

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...
- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka dënuar sot incidentin në Mitrovicë dhe ka vlerësuar se qëllimi i tij ka qenë frikësimi i serbëve të Kosovës.

„E dënojmë ashpër këtë aksion qëllim i të cilit është frikësimi i serbëve kosovarë, dhuna ndaj Marko Gjuriqit, shefit të delegacionit serb në bisedime me Prishtinën”, thuhet në kumtesën e MPJ-së që e publikon portali rus sputnik.

Rusia e konsideron të papranueshëm lëshimin e qartë të pranisë ndërkombëtare – forcave për Kosovën dhe misionin e BE-së të cilat vetëm nga anash e kanë shikuar ngjarjen dhe nuk e kanë përmbushur mandatin e vet, ka theksuar Ministria.

„Imponohet përfundimi se Prishtina, BE dhe SHBA-ja nuk e kanë ndër mend t’i respektojnë të drejtat dhe interesat e serbëve dhe dëshirojnë ta ngufatin dëshirën e tyre për të mbrojtur interesat veta legjitime”, ka kumtuar Ministria.

Ajo ka theksuar se “kjo është në vijë e rrezikshme me plot recidive të konflikteve të armatosura në Kosovë dhe të destabilizimit të rajonit të Ballkanit në tërësi”.

Përpjekja që të vihet kontroll i Prishtinës në rajonet që banohen nga serbët e shpërthen situatën dhe përkeqëson përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhje paqësore poskonflitkuoze, thotë kumtesa.

Ministria ruse ka ftuar të gjithë ata që kanë ndikim tek elita kosovare që te të mbrojturit e tyre menjëherë të bëjnë ndikimin e kufizuar dhe të kontribuojnë jo përshkallëzimit dhe jo tensionimit të situatës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz