BallinaRegjionaleSkenderaj, përkujtohet dëshmori Ilir Lushtaku (FOTO)

Skenderaj, përkujtohet dëshmori Ilir Lushtaku (FOTO)

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Në 19 vjetorin e rënies së dëshmorit Ilir Lushtaku, Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin, z. Nuredin Lushtaku, drejtorë komunal, udhëheqës të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, asamblistë, sportistë, familjarë bënë homazhe dhe vendosën lule pranë varrit të dëshmorit Ilir Lushtaku.

Në manifestimin që u mbajt në shkollën fillore, “Ilir Lushtaku”, të pranishmëve iu drejtua me një fjal rasti, Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari. Ndërsa për jetën dhe veprimtarinë e Ilir Lushtakut, ka folur drejtoresha e kësaj shkolle, znj. Valmire Lushtaku.
Fjalë falënderimi për pjesëmarrësit ka shprehur edhe vëllau i dëshmorit Ilir Lushtaku, Tahir Lushtaku.

Më këtë rast shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Ilir Lushtaku” në Prekaz të Poshtëm ka mbajtur aktivitetete përkujtimore e kulturore kushtuar edhe ditës së shkollës, poashtu nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur edhe një ekspozitë.

Në përkujtim të dëshmorit Ilir Lushtaku sot është mbajtur edhe turniri tradicional për veteranë në futboll të vogël. Ku Kryetari, z. Bekim Jashari, bëri edhe hapjen e këtij turneu.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz