back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeArrestimi i Gjuriq, pritet të nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë thirrur...

Arrestimi i Gjuriq, pritet të nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë thirrur nga Vuçiq

Të ngjajshme

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri...
- Advertisement -

Korrespodenti  i Televizionit Klan në Beograd, Idro Seferi, ka thënë se arrestimi i Marko Gjuriq në Kosovë ka bërë një jehonë në Serbi ndërsa ka bërë të ditur që pas pak pritet dhe të fillojë mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë.

Në një prononcim të tij për Info Magazine, Seferi shtoi po ashtu se ende nuk ka ndonjë reagim megjithatë sipas tij pritet që ato të jenë të ashpra ku nuk është përjashtuar dhe mundësia e braktisjes së dialogut, njofton Klan Kosova.

”Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë është thirrur, por skemi leje që të futemi brenda në konferencë”.

”Deri më tani nuk ka pasur reagime. Shumica e mediave janë me emisione të jashtëzakonshme”.

”Megjithatë mund të ketë reagime të ashpra, mund të ketë vendime me braktisje të dialogut por pritet që në orën 19.30 të fillojë mbledhja e Këshillit të Sigurisë por ende nuk kanë arritur zyrtarët e lartë të shtetit”.

”Nuk ka kritika ndaj zotit Gjuriq në mediat serbe. Ato po raportojnë se si ka ardhur deri në këtë gjendje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz