Komuna e Drensit në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ-SMS ka vendosur rrethoja dhe mbulesa tek pikat e grumbullimit të meturinave.
Komuna ka një apel për banorët e saj, të cilen DrenicaPress e sjell të plotë.
Njoftim:
Njoftojmë qytetarët e Komunës së Drenasit për pikat e rregulluara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ-SMS, të cilat i shihni më poshtë (në foto).
Gjithashtu kërkojmë mirëkuptim tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë hudhjes së mbeturinave, të mos dëmtohen rrethojat dhe mbulesat e pikave grumbulluese të mbeturinave dhe mbeturinat në kontenjer të mos ndezen.
Po ashtu ju njoftojmë që pikat grumbulluese të mbeturinave janë nën vëzhgimin e kamerave dhe të gjithë ata që i dëmtojnë, do të ndëshkohen sipas Ligjit.
Faleminderit për mirëkuptim!