Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu është shprehur se qytetarët e meritojnë liberalizimin e vizave.
Musliu tha se liberalizimi i vizave nuk duhet të shihet si dritë e gjelbërt për të kërkuar azil në vende të tjera të BE-së.
“Nëse nuk jemi të aftë të ndryshojmë kujftijtë, atëherë ti ruajmë kuftijë. Duhet të kemi parasysh ju qytetar, se liberalizimi i vizave nuk është shkop magjik që zgjidh problemet, por është një mundësi që të shihni vendet e tjera.Mirëpo, ratifikimi i kësaj marrëveshje dhe dhënia e vizave nuk është drita e gjelbërt për të kërkuar azil dhe braktisur Kosovën”, tha Musliu.
Sipas saj, është një mundësi për tu ndjer të barabartë.
“Shpresoj që kjo çështje të vijë në votim dhe secili të jep përgjegjësinë e tij dhe ju qytetar të dini kush është për e kush kundër. Qytetarët e duan lëvizjen e lirë, sot presin kalimin e kësaj pike”, përfundoj ajo.