back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeVjen një dorëheqja nga AAK-ja, shkak veprimet e Haradinajt

Vjen një dorëheqja nga AAK-ja, shkak veprimet e Haradinajt

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -
Fatmir Humolli, kryetar i degës së AAK-së në Podujevë ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

E shkak për këtë ka thënë Humolli të jetë veprimet e fundit të Ramush Haradinajt me demarkacionin.

- Advertisement -

Humolli në një letër të gjatë në Facebook ka thënë se kanë premtuar që kufiri do të jetë në Çakorr, por sipas tij, doli të jetë e kundërta.

Kjo është letra e plotë e Humollit:

Të nderuar qytetarë, bashkpunëtorë e miq,

Vite më parë Aleancës iu bashkova duke e parë si parti me potencial për të ndryshuar gjërat në vend, duke besuar se ka guximin dhe qëndrueshmërinë e duhur për ti quar përpara proceset e mëdha, pashë në të mundësinë e ndikimit tim dhe frymës që unë me rrethin tim përfaqësojmë.

Ishim bashkë kundër keqqeverisjes së vendit, ishim bashkë në formacione të ndryshme opozitare e protestuese, bashkë me shumë qytetarë ishim për kundërshtimin e dy temave më të rëndësishme e më të përfolura viteve të fundit, atë të Asociacionit dhe të Demarkacionit në veçanti. Lobuam kundër kësaj marrëveshjeje (duke e ditur se sa e dëmshme është) dhe u thirrëm në të edhe gjatë fushatës zgjedhore, premtuam se kjo marrëveshje do të rrezohet në Kuvendin e Republikës dhe se nuk do ti nënshtrohemi presioneve dhe shantazheve të askujt, pa përjashtime, në ndalimin e kësaj të keqe qe po i kanosej Kosovës. Premtuam se kufiri do të vendoset në Kullë e në Qakorr, premtuam se don të ketë qeverisje ndryshe nga ajo që kemi parë deri tani.

Pikërisht për këto veprime dhe premtime që ne i bëmë, sot Aleanca është në krye të Qeverisjes.

Pikërisht për këto premtime të pa mbajtura dhe veprimet e tanishme të Aleancës dhe kryetarit Ramush Haradinaj që janë në kundërshtim direkt me veprimet sa ishim bashkë në opozitë dhe në koalicion me qytetarët e vendit, për shkak të kësaj paqëndrueshmërie politike dhe tjetersimin e partiseë duke u shndërruar në një subjekt labil politik, une sot ndihem i tradhëtuar ashtu siç ndihen shumë votues të AAK-së, e veçanërisht votuesit të cilët i përfaqësoj unë!

Prandaj, me anë të kësaj letre dua të ju njoftoj për dorëheqjen time nga të gjitha pozitat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dorëheqja ime është e matur mirë dhe paraqet hapin e fundit të parevokueshëm pas një serë hapash të tjerë, kritikash dhe paralajmerimeve drejtuar kryetarit të Aleancës!/Lajmi.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz