back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeÇka ndodhi sot në seancën kundër Shefqet Krasniqit (Video)

Çka ndodhi sot në seancën kundër Shefqet Krasniqit (Video)

Të ngjajshme

Vjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë...

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me...

Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende...

Turqia arreston 115 të dyshuar të ISIS-it që ‘planifikonin sulme për Vitin e Ri’

Autoritetet turke thonë se kanë penguar sulme të planifikuara...
- Advertisement -

ë premten, do të merret vendimi i Gjykatës për akuzat që rëndojnë mbi ish-imamin Shefqet Krasniqi, raporton KTV.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale, në seancën e fjalës përfundimtare, ka kërkuar dënimin e tij, e Krasniqi ka mohuar në tërësi akuzat, dukë thënë se është i pastër si loti.
Pak më shumë se një vit pasi i ishte ngritur aktakuza, gjykimi i Shefqet Krasniqit ka mbërritur në pikën e fundit.

Këtë të marte, Prokurori i Prokurorisë Speciale, Elez Blakaj, kërkoi nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës dënimin e Krasniqit për tri veprat që i ngarkohen.

Por avokati i Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, tha se prokuroria nuk ka ofruar prova bindëse për të vërtetuar fajësinë e tij.

“Një ditë të veçantë” e ka quajtur këtë i akuzuari Krasniqi, por nuk ka arritur të përfundojë fjalinë e tij, pasi u ndërpre nga kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra.

Krasniqi, i bindur në pafajësinë e tij, akuzat i quajti të pabaza e një gjë të tillë, sipas tij, e di edhe prokuroria.

Ndaj imamit Krasniqi rëndojnë akuzat për shtytje në kryerje të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi, derisa vendimi i gjykatës për to do të jepet të premten.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz