back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeDetaje të reja rreth vdekjes misterioze të vajzës së mitur nga Shtimja

Detaje të reja rreth vdekjes misterioze të vajzës së mitur nga Shtimja

Të ngjajshme

Andrew Tate humbet meçin e tij debutues në boks

Ylli i rrjeteve sociale, Andrew Tate ka bërë debutimin...

Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjilan, ku viktima,...

Hetohet vdekja e një personi në Leposaviq

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është...

Baraliu: Nuk shoh që do të ketë rritje të votuesve të diasporës

Bleron Baraliu në një lidhje direkte me emisionin “Adresa”...
- Advertisement -

E hëna ishte dita e fundit kur familja nga Shtimja e pa vajzën e tyre 16-vjeçare.

E mitura zgjodhi një mënyrë të tmerrshme që t’i japë fund jetës.

Vajza shkoi në një objekt që ishte i pabanuar dhe ra nga një kat aty.

E ishte pikërisht roja i objektit ai i cili u tmerrua kur e gjeti trupin e vajzës të shtrirë në tokë, transmeton Gazeta Express

E gjithë ngjarja rrodhi kështu:

Dje rreth orës 19 e 30 nga qendra Operative e një kompanie, Policia e Kosovës është njoftuar se në rajonin e Shtimes është një rast lëndimi i rëndë trupor.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga dëshmitari R.I., i cili ishte punëtor në objektin nga i cili u hodh vajza policia ka marrë detaje se si rrodhi e gjithë ngjarja.

“Ai kishte dëgjuar një zhurmë dhe kishte dalë nga zyra e objektit ku në pjesën prapa objektit kishte parë një femër të shtrirë dhe ai menjëherë kishte njoftuar policinë”.

Viktimës fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore nga Emergjenca e Shtimes dhe me rekomandim të mjekut ajo dërguar menjëherë drejt QKUK-së në Prishtinë.

Nuk dihen rrethanat se si vajza ka rënë nga objekti.

Pas 2 orësh policia është njoftuar se vajza nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në Prishtinë.

Me rastin tashmë po merret Mjekësia Ligjore. Ndërsa policia është ende duke e hetuar këtë rast dhe shkakun e vdekjes së vajzës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz