Ndërsa njerëzit e bllokuar në rrugë e të lagur kokë e këmbë e kanë të pamundur të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Qytetarë të ndryshëm në Durrës denoncojnë situatat e vështira ku ndodhen duke na dërguar edhe pamjet përkatëse.
Një ambulancë u bllokua në trafik këtë paradite te pallati i sportit, pasi automjetet e tjera nuk i hapnin dot rrugën.
Ndërsa disa banorë nga Shkozeti raportojnë se prej dy orësh janë bllokuar për shkak të nivelit të lartë të ujit./Tch

